Rezoluta çame, nisin diskutimet në Komisionin e Jashtëm. Idrizi: Të jetë konsensuale
TIRANË- Komisioni i Jashtëm nisi sot rreth orës 11:30 diskutimet për projektrezolutën për çështjen çame, e propozuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Në mbledhjen e fundit të komisionit më 5 prill, dy relatorët, Fatbardh Kadilli i PD-së dhe Qemal Minxhozi i PS-së kërkuan më shumë kohë në hartimin e një drafti përfundimtar, ndërsa mbledhja u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve të PDIU-së dhe deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Ky i fundit u shpreh kundër shqyrtimit të pr/rezolutës me argumentin se është e papërcaktuar në procedurat ligjore. Por, sipas Idrizit, diskutimi i Rezolutës është në mbështetje të ligjit dhe çështja çame duhet të zgjidhet.
Dy ditë më parë, Partia Socialiste propozoi një pr/rezolutë të sajën për çështjen çame. Në prezantimin e saj kryetari i PS-së, Edi Rama, tha se kjo çështje duhet të trajtohet në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si një çështje politike në marrëdhëniet me Greqinë dhe për të cilën kryeministri shqiptar do të duhet të raportojë dy herë në vit në parlament për ecurinë e saj.
Propozimi socialist u përshëndet nga kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili kërkoi që Komisioni i Jashtëm të angazhohet në konsultime që të përfshijnë edhe propozime të tjera. Ndërkohë që nesër PDIU dhe shoqatat rreth saj do të protestojnë për mosmiratimin e kësaj rezolute nga Komisioni i Jashtëm.
Votimi i Rezolutës Çame në Kuvend është vendosur si kusht nga PDIU për përfshirjen e saj në aleancat parazgjedhore.
Rezoluta e depozituar në Kuvend në dhjetor 2012, ndër të tjera "njeh, mbështet dhe angazhohet për nevojën e restaurimit të të gjithë të drejtave të shqiptarëve çamë, dikur nënshtetas grekë, në përputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi genocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to, si dhe frymën e Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve".