E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera përshëndet në greqisht, përplaset me deputetët e opozitës

TIRANE - Përshëndetja në greqisht e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, është bërë dje shkak i përplasjeve me opozitën në Komisionin e Punës në Parlament. Në fillim të mbledhjes së Komisionit, ministri Ksera ka përshëndetur në greqisht ish-ministrin, njëherësh deputet i PD-së, Kosta Barka, duke i thënë “Kalimera”.

Përdorimi i gjuhës greke në Komision ka ngjallur reagimin e deputetes së Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, e cila ka shprehur habi për përdorimin e greqishtes në Parlament. “Që kur greqishtja është bërë gjuhë zyrtare në Parlament? Jeni titullar institucioni dhe duhet të flisni gjuhën shqipe dhe jo greqisht në Parlament”, u shpreh Gjermeni.

Mbledhja e Komisionit ka vijuar me tone të larta edhe për zvarritjen e projektligjit “Për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në vendimmarrje”.

(er.nu/panorama/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›