E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta e KE, Berisha-PS: Do të hetojmë çdo pretendim

“U bë e qartë që bojkoti nuk pranohet. Ky ishte një apel për kthimin e opozitës në Kuvend”, u shpreh Berisha. Ai shtoi se do të plotësonte çdo kërkesë së Partisë Socialiste, përveç hapjes së kutive të votimit të zgjedhjeve të qershorit të vitit të shkuar. “I premtoj zotit Rama se do të hetoj çdo pretendim përveç hapjes së kutive. Ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë me opozitën për të gjitha reformat”, tha Berisha gjatë konferencës për shtyp. Kryeministria tha më tej  se opozita do të jetë zëri kryesor i reformave dhe asaj do t’i lihen të gjitha hapësirat e nevojshme.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›