Juventusi sot me trajner të ri
Gjatë orëve të ardhshme pritet shkarkimi zyrtar i Çiro Ferrarës dhe drejtuesit e “Zonjës” duket se më në fund kanë gjetur alternativat për ta zëvendësuar italianin. Midis Klaudio Xhentiles dhe Alberto Zakeronit, ky i fundit duket më i favorizuar.Tekniku që do të zgjidhet sot do të ketë një kontratë deri në përfundim të këtij sezoni, sepse plani i drejtuese të klubit bardhezi është që në merkaton e verës të sjellin në Torini Rafa Benitez, i cili nuk po kalon momente të mira në “Anfield Road”.