E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Nuk heqim dorë as nga bojkoti dhe as nga protesta

Tiranë, 28 Janar NOA Kryetari i Partisë
Socialiste paralajmëroi disa minuta më parë se nuk do të ketë ndalje të
bojkotit dhe as kufizim të protestave megjithë thirrjet e diplomatëve të huaj
dhe qeverisë shqiptare për të rikthyer deputetët e opozitës n ë Parlament.

Edi Rama në një prononcim për mediat tha se Rezoluta
e Këshillit të Europës e miratuar pak orë më parë është e qartë: Shqipëria
është në krizë politike.

Kurse shpjegoi se kriza për ne është brenda
në kutitë e votimit dhe shtoi: Ne jemi gati të dialogojmë qysh nesër për
zgjidhjen e krizës, gjithsesi, duke paralajmëruar se ne nuk do të heqim dorë
as nga bojkoti dhe as nga protestat pa u zgjidhur kriza.

Më tej, Rama tha se PS mirëpret përfshirjen e
miqve dhe partnerëve ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës siç thotë edhe
Rezoluta, duke konsideruar në përfundim, se beteja jonë për demokracinë
vazhdon sot edhe me më shumë bindje e forcë se dje.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›