E Martë, 3 Nëntor 2026

Rezoluta e OKB për Srebrenicën, Begaj: Shqipëria e rikonfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore

Presidenti Bajram Begaj përshëndeti miratimin nga ana e Asamblesë së OKB-së të Rezolutës që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

“Shqipëria edhe një herë e konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore me votën dhe angazhimin e saj që kjo rezolutë të miratohej,” shkruajti me me këtë rast në rrjetin social X zoti Begaj. 

“Kjo datë do të shërbejë si kambanë e përhershme për të përkujtuar dënimin e gjenocidit, që masakra të tilla të mos përsëriten më dhe njëkohësisht është edhe një përgjigje ndaj mohuesve të gjenocidit dhe krimeve të tilla të tmerrshme,” shkroi Presidenti Bajram Begaj.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›