Basha: Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti të enjten se korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.
Duke folur në një takim mbi programin qeverisës të PD në opozitë ai tha se, “lufta kundër korrupsionit, mbështetja për drejtësinë, transparencë e llogaridhënie në qeverisje janë në fokus të programit tonë, në mënyrë të detajuar”.
“Koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund. Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik”, theksoi Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
/ rtsh.al /