E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta ose "kurthi" qe nxit njohje te reja

Nga Albana Isufi

Pozita dhe opozita ne Kosove presin qe pas miratimit te Rezolutes ne Parlamentin Evropian, te rritet numri i shteteve qe njohin Kosoven. Ministria e Puneve te Jashtme sinjalizon rritje te numrit te njohjeve ne pervjetorin e pare te pavaresise. Pas miratimit te Rezolutes se Parlamentit Evropian, e cila nder te tjera ben thirrje per njohjen e Kosoves, Ministria e Puneve te Jashtme pret qe edhe pese shtetet nguruese te BE-se ta njohin pavaresine, per t'iu bashkuar keshtu grupit prej 22 shteteve evropiane qe tashme kane vendosur marredheniet diplomatike me Republiken e Kosoves.

Zedhenesja e Ministrise se Puneve te Jashtme, Albana Beqiri, thote se Rezoluta e Parlamentit Evropian ndihmon procesin e njohjes. "E dime qe rezoluta nuk eshte obligative, megjithate eshte nje hap shume i madh. Sinjale nuk kemi vetem nga vendet e Bashkimit Evropian, por edhe nga vende te tjera. Por, gjithsesi ajo qe mund te themi eshte qendrimi i prere i Ministrise se Jashtme te Kosoves, qe nuk flet per emra vendesh qe do ta njohin Kosoven, deri ne momentin qe kjo te ndodhe zyrtarisht", tha Beqiri.

Miratimin e Rezolutes se Parlamentit Evropian e pershendet edhe Avni Arifi, nga partia opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves. Por, ai vlereson se meqe Rezoluta nuk eshte obligative, nuk mund te thuhet me siguri se 5 shtetet e mbetura te BE-se do ta njohin Kosoven. "Natyrisht se Rezoluta e Parlamentit Evropian eshte shume e mireseardhur, qe do te jete nje shtytje shume e mire per shtetet qe hezitojne apo qe kane mendime te ndryshme per njohjen e pavaresise se Kosoves", u shpreh Arifi.

Spanja, Sllovakia, Greqia, Rumania dhe Qipro jane pese vendet anetare te BE-se qe nuk e kane njohur ende Kosoven. Spanja dhe Sllovakia tashme kane deklaruar se shtetet e tyre nuk do te ndikohen nga miratimi i Rezolutes dhe se vendimin per njohjen e Kosoves do ta marrin duke marre parasysh interesin e tyre kombetar. Sidoqofte, Ministria e Puneve te Jashtme eshte optimiste se para njevjetorit te pavaresise, do te kete edhe nje vale njohjesh te reja. Albana Beqiri shpjegon: "Ministria e Jashtme e Kosoves ka sinjale shume te forta, qe deri me 17 shkurt do te kete edhe njohje te tjera per Kosoven. Do te thote, do te rritet numri 54 i njohjeve te Kosoves - si nje hap pershendetes per pavaresine e Kosoves. Deri ne momentin qe njohjet te ndodhin zyrtarisht, Ministria e Jashtme e Kosoves eshte shume e kujdesshme qe te mos jape emra vendesh qe do ta ndermarrin kete hap", theksoi Beqiri.

Por, opozita thote se paralajmerime te tilla ka pasur edhe me heret, por nuk kane rezultuar te suksesshme. Avni Arifi thote se duhet te intensifikohen perpjekjet diplomatike, ne menyre qe te rritet numri i njohjeve. "Nevojitet gjithsesi intensifikim i aktiviteteve diplomatike nga vete ne dhe gradualisht mund te presim per nje periudhe te caktuar edhe ndryshim te pozicioneve jo vetem te ketyre shteteve, por edhe te shteteve te tjera", tha Arifi. Kosoven deri me tash e kane njohur 54 shtete. Ky numer nga autoritetet e Prishtines vleresohet si e arritur e madhe, pasi qe ne te bejne pjese vendet me te rendesishme boterore, si Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe shumica e vendeve te Bashkimit Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›