E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i nevojshem i Sokratit ne Prishtine

Nga Ilir Muharremi

Neper disa gazeta tona ditore po lexoja me endje, se aktori me prejardhje nga Kosova Mirush Kabashi, i cili me shume se njeqind here ka luajtur Sokratin ne shfaqjen "Apologjia e vertet e Sokratit", do ta ringjalle filozofine e lashtesise ne vendin e lindjes se tij, konkretisht ne Greqi. Nen interpretimin magjik, ai u prezantua para publikut grek, ka shkelqyer dhe impresionuar vendasit e filozofit, madje, une po lexoja neper gazeta se kritika e ka pritur shume mire, po si mos ta priste nje aktor - piramide, qe maja e tij eshte tejet e larte dhe e pa prekur. Me kujtohet kur ne vitin 2003, per here te pare kjo shfaqje u dha ne Teatrin Kombetar te Prishtines. Ne ate kohe publiku ishte pasionuar me interpretimin e tij magjik, si duket per here te pare njerezit kane pare nje shfaqje te thelle me mesazhe te fuqishme qe filozofi i lashtesise i jepte per bashkekohesit e tij, por qe vazhdojne te jene aktuale edhe sot.

Ende edhe ne ditet e sotme Sokrati i Kabashit nuk mund te me fshihet nga mendja, aq thelle me eshte ngulitur, saqe po ta mundja ta ktheja me gjithe shpirtin tim, une do isha munduar, sepse fuqia dhe magjia e ketij aktori, sherben si nje mesues i mire per shume aktore dhe politikan. Kabashi disi me kete shfaqje nxite nje mesazh percjelles tek shqiptaret, i fton ata te reagojne ndaj padrejtesive, mashtrimit, hipokrizise, ndaj gjyqtareve, prokuroreve, politikaneve te korruptuar, kuptimi i kesaj thellesisht eshte qe turma duhet te arsimohet qe te behet e vetedijshme.

Fjalet qe dalin nga goja e Kabashit-Sokratit jane se ata qe do ta bejne shoqerine do te jene te urte, te mencur dhe te drejte. Paramendojeni, e kunderta gje ndodh tek ne ne Kosove. Cili politikan i permban keto tri elemente? Asnjeri, bile te kishte ekzistuar njeri dhe ta lartesoje dijen, arsimin dhe drejtesine, tri gjera qe ndodhen dikund ne lashtesi e ende nuk jane zgjuar nga politikanet tone, atehere po t'i kishin keto gjera politikanet do te ishin sikurse Sokrati, do ta trashegonin dijen e tij te pa korruptuar, por atehere do ta luanin shume fals rolin e tyre, sepse sado qe ata mundohen te aktrojne, ne pah ju del ai roli i tyre primitiv dekadent. Mendoj se jam duke e ofenduar Sokratin me kete shembull, por ne te njejten kohe edhe jam duke e ngritur edhe pse eshte tejet i ngritur, ngase Kabashi ka arritur ta luaj aq bukur sepse edhe vete eshte njeri i mire e i drejt sikurse Sokrati.

Nga interpretimi i Kabashit, Sokratin e ndjere une e shihja sikurse njeriun me besnik ndaj ligjit, e kjo deshmohet ne skenen e fundit, ku gjyqtaret kishin ardhur ne gjyq dhe e lane te denuarin te paekzekutuar dhe vrapuan per ta rrembyer shperblimin. Ne kete ane, Sokratit ju dha mundesia te largohet, por ai me kokefortesi nuk pranoj, dhe piu kupen e helmit, si nje mesazh qe ligji duhet te zbatohet. Na del nje person absolut ndaj ligjit, zbatues i flakte, dhe tere shfaqja dhe mesazhet qe permbante e shpresoj qe ndonjehere do te futen ne kokat e politikaneve tone, te cilet koken e kane te mbeshtjelle me nje cipe te trashe te hekurt, por pasi qe teorite e Sokratit ende jane bashkekohore, mendoj se shigjetat i ka tejet te drejta dhe te mprehta. Kerkoj nga Ministria e Kultures qe kete shfaqje ta sjelle edhe nje here ne Kosove, ndoshta ngaqe jo vetem permban vlera te mirefillta artistike por edhe sepse jane te dobishme per cdo qytetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›