E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia gjen 13-vjecarin qe kercenonte

Devoll - Pasi ishte kercenuar prej disa kohes, Nesim Musait, banor nga fshati Mancurisht i rrethit te Devollit, i ka sosur durimi dhe i eshte drejtuar policise per ndihme. Ai ka deklaruar para uniformave blu se, ne telefonin e tij celular, dikush e shante dhe e kercenonte. Burime te policise bejne te ditur se, Muasi disa dite me pare ka bere denoncimin se, nga numra te ndryshem celulari e shanin dhe kercenonin vazhdimisht. Uniformat blu kishin nisur hetimet dhe pasi e kane mbajtur ne mbikeqyrje telefonin e viktimes, kane marre taulantet e tij. Me ane te tyre ata kane bere te mundur gjetjen e autorit, i cili eshte nje 13-vjecar nga fshati Baban i Devollit. Policia arriti ne konkluzionin se, gjithcka kishte filluar si loje femijesh dhe dukej se i mituri zbavitej duke i sjelle shqetesime denoncuesit. Policia ka filluar proceduren penale, ne gjendje te lire per vepren e "perdorimit me keqdashje te thirrjeve telefonike".

D. Z


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›