E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta per Kosoven shefi i diplomacise britanike neser ne Beograd

Ministri i Jashtem i Britanise se Madhe William Hague do te vizitoje diten a marte Beogradin. Ashtu sikurse dhe ne viziten e disa diteve me pare te shefit te diplomacise gjermane ne qender te bisedimeve me kreret e vendit do te jete teksti i rezolutes per Kosoven te cilen Serbia ia ka paraqitur Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Vizita dhe bisedimet e ministrit britanik jane vazhdim i aktiviteteve diplomatike te BE dhe Serbise lidhur me tekstin e rezolutes mbi Kosoven te cilen e kane kundershtuar pese vendet anetare te Quintit dhe per te cilen Asambleja e Pergjithshme e KBdo te shprehet me 9 shtator.

Presidenti Tadic deklaruar pak dite me pare se Serbia do te konsultohet me Brukselin dhe Uashingtonin mbi mundesine kompromisit qe sipas tij nuk duhet te rrezikoje interesat shteterore e kombetare te Serbise por edhe te mos e konfrontoje Beogradin me fuqite perendimore.

Tadic ka paralajmeruar se dy delegacione te Serbise keto dite do te vizitojne Brukselin dhe Uashingtonin dhe te zhvillojne konsultime mbi rezoluten por njekohesisht e ka perjashtuar mundesine e kompromisit per njohjen e pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›