E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta për Rusinë, kryeparlamentari rus bojkoton seancat e PACE-it

Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus nuk do të marrë pjesë në seancat e Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që mbahen në Strasburg prej 1 deri më 5 tetor. Gjatë një konference për shtyp kreu i Dumë-s ruse, Sergei Naryshkin ka dhënë arsyet e tij për mos pjesëmarrjen e tij:
 

“Ne mendojmë se propozimet e mija ka shumë pak gjasa që të dëgjohen nga disa liderë të Asamblesë Parlamentare dhe disa delegacione rusofobike. Duket se ata janë më të interesuar në gjëra të tjera”, ka thënë Naryshkin.

Ligjvënësit evropianë pritet të votojnë një rezolutë për Rusinë më 2 tetor. Një draft i kësaj rezolute shpalosë “shqetësime serioze” lidhur me katër ligjet e fundit kufizuese të Rusisë, dhe thotë se “shoqëria ruse ka nevojë për reforma konkrete”.

Ndërkohë, shefi i Komitetit për Punë të Jashtme i Parlamentit Rus, Aleksei Pushkov e quajti rezolutën si një përpjekje për ta ndërruar legjislacionin e Rusisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›