E Diel, 1 Nëntor 2026

Azerbajxhan, dënohen tre persona për komplot në shkollën hebraike

Tre shtetas azerbajxhanë janë dënuar nga një gjykatë në Baku për organizimin e komplotit për vrasjen e mësuesve në një shkollë hebraike në Azerbajxhan. Udhëheqësit të grupit iu ndanë 14 vjet burgim, ndërsa dy të tjerëve nga 13, gjegjësisht 8 vjet burgim.

Hetuesit thanë se grupi ishte paguar që të kryente vrasjet në Baku, nga një person që kishte lidhje me shërbimet e sigurisë së Iranit.

Udhëheqësi i grupit ishte prononcuar para pak kohësh në televizionin shtetëror dhe kishte rrëfyer se sulmi ishte planifikuar në shenjë hakmarrjeje kundër Izraelit, pas vrasjes së fizikantit iranian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›