E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta për Çamërinë u rrëzua më 2004. Një përmbledhje përmes gazetës Tema

Protestuas cam para parlamentit . 8 Prill 2004

Protestuas cam para parlamentit . 8 Prill 2004

Rezoluta për Çamërinë u rrëzua në parlamentin e Shqipërisë në Prill të vitit 2004. Vota kundër saj u dha nga grupi parlamentar socialist, dhe kundër vendimit të grupit votuan disa deputet.

Në numrin e saj të datës 9 prill 2004 gazeta Tema shkruan se Rezoluta çame nuk ka arritur të kalojë në Kuvend, pasi socialistët abstenuan në votimin e saj. Ajo ishte hartuar nga Komisioni i Jashtëm Parlamentar. Votimi kundër i socialistëve pritej pas qëndrimit të fundit në grupin parlamentar. Megjithatë rreth 3 ditë më përpara në një tjetër mbledhje të këtij grupi, ishte deklaruar se do të votohej me konsensus për këtë çështje.

Por socialistët janë tërhequr nga votimi, duke u shprehur se do ta merrnin sërish në shqyrtim këtë çështje.

Kjo rezolutë arriti që të fitojë vetëm 53 vota pro. Rezolutën e kanë votuar dhe disa deputetë socialistë të njohur si përkrahës të ish kryeministrit Meta. Kështu kanë votuar pro dhe deputetët Dedja, Brokaj, Pepa dhe Prifti. Kundër kësaj rezolute kanë votuar tre deputetët e PBDNJ, Dule, Goxhi dhe Karamelo, si dhe socialisti minoritar Vangjel Tavo.

Përpara votimit të kësaj rezolute, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi, theksoi se shumica parlamentare duhej të ishte më e qartë në qëndrimin e saj lidhur me rezolutën. Ai tha se përfaqësuesit e kësaj shumice kanë dalë me qëndrime të dyshimta dhe të ndryshme kohët e fundit. Në momentet e votimit të kësaj rezolute, disa përfaqësues të çamëve kanë protestuar.

Votuan pro

Sabit Brokaj

Dritan Prifti

Taulant Dedja

Zydi Pepa

Deputetët e PD-së dhe të partive të tjera opozitare

Votuan kundër

PBDNJ: Dule, Karamelo, Goxhi

Vangjel Tavo i PS-së

Abstenuan

55 deputetë të PS

rezoluta came rezoluta

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›