E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ PD: Rezolutën çame e kemi miratuar në 2004-n. PDIU kërkon ndjekje penale për Servet Pëllumbin (VIDEO)

komisioni

Diskutimet për rezolutën çame kanë marrë një rrjedhë të çuditshme, pasi demokratët pretendojnë se e kanë miratuar atë që në vitin 2004.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Jashtëm, Fatos Beja ka thënë se kjo rezolutë ka marrë 53 vota pro, 4 kundër dhe 44 abstenim dhe në këto kushte parlamenti nuk mund të miratojë një rezolutë të re. Por, sipas tij, ajo nuk është regjistruar në fletoren zyrtare.

Nuk mund të bëjmë një rivotim. Ekziston fakti, procedurat janë problematike, mund të ecet në drejtim të korrigjimit të procedurave për të ardhur te Kushtetuta, por ne nuk mund të shkelim një gjë që është votuar. Unë jam i vetëdijshëm që aty ka një problem, për ju si nismëtarë, unë e kuptoj që është një vështirësi për ju si nismëtarë, sepse nuk është qarkulluar publikisht për fat te keq, sepse edhe unë kur po shikoja materialet e mia, kërkova ta Kreu i PDIU-se certifikoja dhe e para vështirë për ta gjetur dhe ky është problemi, tha Beja.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se përse PD nuk e ka përmendur këtë gjë deri më tani dhe përse ngriti sërish një komision për këtë rezolutë.

Dy deputetët e PDIU-së ndërkohë, kanë thënë se kjo është e paprecedentë dhe kanë kërkuar nisjen e hetimeve dhe ndjekjen penale për ish-kreun e Kuvendit të asaj kohe, Servet Pëllumbi.

Zotëri, nuk është çështje informimi, por nëqoftëse kjo rezolutë do të ishte miratuar, atëherë do të futej në Fletoren Zyrtare të vendimeve, tha kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Në këto kushte ne do të kërkojmë rikonfirmimin e këtij vendimi, të futet në Fletoren Zyrtare dhe sigurisht bëhet një udhërrëfyes për të gjithë qeveritë shqiptare, tha Idrizi.

Ka falsifikuar vullnetin e popullit. Ky kryetar Parlamenti i asaj kohe duhet t’i paraqitet drejtësisë për këtë që ka bërë, tha deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri.

Kurse Pëllumbi ka reaguar duke thënë se pretendimi i demokratëve nuk është i vërtetë.

Jam i hapur për çdo hetim lidhur me këtë çështje. Nëse do të ishte miratuar rezoluta atëherë ajo do të ishte botuar në fletoren zyrtare. Miratimi ose jo i rezolutës mund të vërtetohet në arkivat e Kuvendit. Nuk kam asnjë brengë në ndërgjegje, ka deklaruar Pëllumbi në një reagim telefonik për Ora News./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›