E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta serbe ne OKB Clinton dhe Hague lobim per Kosoven

Dy personalitete te fuqishme te politikes globale e kane marre personalisht mbi supe lobimin kunder rezolutes se Serbise ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Gazeta ldquoBlicrdquo e Beogradit duke iu referuar burimeve diplomatike ne Nju Jork shkruan se sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton dhe ministri i Jashtem britanik Vilijam Hejg u kane derguar leter lidereve te mbi 50 vendeve nder ta edhe atij kinez ku i kerkojne qe te mos e votojne rezoluten serbe.

ldquoGjykata Nderkombetare e Drejtesise me kerkese te Serbise thuhet ne letren e dy shefave te diplomacise ka shqyrtuar ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe ka konstatuar se ajo nuk bie ndesh me te drejten nderkombetare prandaj votimi pro kesaj rezolute do ishte fare i pakuptimterdquo.

Pervec sekretares se Shtetit Klinton dhe ministrit te Jashtem Hejg ne lobim kunder rezolutes serbe jane aktivizuar edhe ministri i Jashtem i Frances dhe ai i Arabise Saudite. Nderkaq shefi I diplomacise gjermane ka nisur nje tur ballkanik per kete ceshtje dhe do te qendroje ne Beograd dhe Prishtine.

Gazeta rdquoBlicrdquo shkruan se Serbia ka arritur te marre mbeshtetjen e 50 shteteve te cilat kane premtuar se do ta votojne rezoluten serbe nderkaq SHBA-te Franca Britania e Madhe dhe Arabia Saudite kane marre premtimin e 65 vendeve se do te votojne kunder kesaj rezolute .

Ne anen tjeter nje numer i madh vendesh kane bere te ditur se nuk do ta votojne rezoluten por as nuk do te jene kunder.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›