Rezolute para bisedimeve me Serbine

Prishtine 6 mars NOA 8211 Deputetet e Kuvendit te Kosoves pritet ta thone fjalen e tyre rreth bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit vetem nje dite para takimit mes delegacioneve te te dyja paleve.
Debati ne Kuvendin e Kosoves eshte caktuar per diten e hene ndersa termini i pare qe do te nise dialogun mes paleve deri me tani permendet te jete dita e marte ose 8 marsi.
Kryesia e Kuvendit ne takimin e se premtes ka caktuar nje seance te rregullt ku do te diskutohen bisedimet me Serbine e ku pritet edhe miratimi i nje rezolute qe pritet te percaktoje edhe kornizat e pales kosovare per kete dialog.
Shefi i Grupit Parlamentar te Aleances Kosova e Re Ibrahim Makolli ka deklaruar te shtunen se nje projektrezolute rreth bisedimeve tashme eshte duke qarkulluar.
Une e kam degjuar se tashme eshte duke qarkulluar nje projektrezolute por nuk e kam pare ka thene Makolli.
Rezoluta ndertohet ne baze te debateve qe behen ne Parlament. Por ne te kaluaren kur ka pasur rezoluta te tilla dhe grupet parlamentare i kane harmonizuar ato rezoluta dhe ato pastaj kane dale ne votim. Une kam degjuar prej burimeve anesore se ka nje draftrezolute por nuk e kam pare ka thene Makolli.
Per miratimin e nje rezolute ka folur edhe Kryeministri Thaci derisa te enjten e kaluar ka dhene nje informate per keto bisedime ne Kuvendin e Kosoves.
Sido qe te jete Shefi i sapoemeruar i Grupit Parlamentar te PDKse Adem Grabovci te shtunen ka thene se deri me tani nuk ka pasur draftrezolute ne Grupin Parlamentar te PDKse dhe se per kete arsye edhe eshte caktuar seanca.
Nuk mund te hartohet pa i degjuar te gjitha palet pjesemarrese ne Kuvend. Rezoluta do te nxirret ne bashkepunim e te gjitha grupet e tjera parlamentare ka thene ai.
Grabovci ka shpalosur qendrimin e GP te PDKse duke thene se deputetet e PDKse i perkrahin bisedat me Serbine.
Ne Kuvendin e Kosoves duhet te qiten kornizat e pergjithshme dhe te percaktohet fusheveprimi i bisedimeve se cka mund te bisedoje Qeveria dhe se cka nuk mund te bisedoje. Dhe me kete rezolute te cilen duhet dhe ka obligim Kuvendi duhet ta miratoje ti percaktoje keto korniza dhe te kerkoje ta obligoje qeverine apo komisionin qe duhet te jete i ngarkuar per bisedime qe te raportoje kohe pas kohe ne parlament dhe kjo eshte ajo qe ne e kerkojme me cdo kusht qe keto bisedime ti percjelle nje transparence e plote.
Grabovci madje pret qe rezoluta te kaloje lehte ne Parlament.
Pres qe asnje deputet te mos kete kurajo te kundershtoje rezoluten. Kjo eshte e domosdoshme kjo eshte ne interesin e procesit.
Grabovci ka permendur si tema te mundshme te pagjeturit ceshtjen e dokumentacionit qe i eshte marre Kosoves nga Serbia si dhe vijen ajrore.
Nje qasje diametralisht te kundert rreth bisedimeve ne Kuvendin e Kosoves do ta prezantoje Levizja Vetevendosje.
Zedhenesi i kesaj levizjeje Erzen Vraniqi ka tha se Vetevendosja do ti kundershtoje bisedimet me Serbine ne debatin e se henes.
Por se cfare qendrimi saktesisht do te mbaje Vetevendosja kjo pritet te vendoset te dielen ne nje mbledhje te ketij subjekti.
Po ashtu eshte perfolur mundesia qe Vetevendosja te dale me nje projektrezolute te veten me te cilen do tu behej thirrje deputeteve qe te kundershtojne bisedimet me Serbine.
Zedhenesi Vraniqi nuk ka perjashtuar nje mundesi te tille. Nuk e di. Tek neser mund te merret nje vendim i tille. Tash nuk ka nje rezolute te pergatitur. Do te kete nje mbledhje ne Vetevendosje se cfare do te behet te henen keshtu qe tash per tash vetem mund te spekuloj. Ka pasur ide individuale per rezolute por ende nuk eshte biseduar se cfare do te bisedohet te henen ka thene Vraniqi.
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves nderkaq do te mbaje nje qendrim ne favor te miratimit te rezolutes.
Ne jemi per ate qe rezoluta te aprovohet ne Parlamentin e Kosoves dhe te gjitha elementet qe lidhen me bisedimet te jene konform interesave te qytetareve te Kosoves duke pasur parasysh qe bisedimet mund te zhvillohen por ato duhet te jene te nderlidhura edhe me parimet e deklaruara edhe me heret sa i perket edhe teresise territoriale te Kosoves dhe kushtetutshmerise ne gjithe territorin e Kosoves ka thene Nenkryetari i AAKse Ahmet Isufi.
Ai ka mohuar se ndonje draftrezolute te kete qarkulluar te deputetet.
Ne nuk kemi ndonje rezolute paraprake por te henen do ti japim te gjitha sugjerimet tona se cilat duhet te jene bisedimet ne te cilat duhet te perqendrohet pala e Kosoves ka thene ai.
Isufi ka thene se rezoluta do te hartohet me kontributin e te gjithe deputeteve.
AAKja sipas Isufit ka verejtje kur eshte fjala per emerimin e Edita Tahirit si udheheqese e delegacionit te Kosoves ne bisedimet mes Kosoves dhe Serbise.
NOA/Ekspress
Lajme te ngjashmeShalsi Populli sduron dot meKosove 1 minute heshtje per vrasjet ne FrankfurtKuvendi i heq imunitetin deputetit Dritan PriftiKuvendi homazh per krimet e komunizmitTavo Rama te votoje heqjen e imunitetit Lidhjebisedimet Kuvendi rezoluta serbi-Kosove