Rezultatet e dobta,Presidenti i Nigerisë pezullon kombëtaren e futbollit
Presidenti i Nigerisë Gudlak Xhonatan e ka pezulluar sot kombëtaren e futbollit për dy vjet nga të gjitha garat ndërkombëtare, për shkak të rezultateve të dobëta në Kupën e Botës.
Nigeria fitoi vetëm një pikë në barazimin me Korenë e Jugut 2:2. Në grupin B, Nigeria u mund nga Argjentina, 0:1, dhe nga Greqia, 1:2. "Super shqiponjat" nuk kanë shënuar fitore në kampionatet botërore prej vitit 1998.
Në Botërorin 2002 në Korenë e Jugut, ata pësuan dy humbje dhe patën një barazim, ndërsa nuk arritën të kualifikohen për Botërorin 2006 në Gjermani.