Gjermani, zgjedhja e presidentit kalon në raundin e tretë
Zgjedhjet presidenciale në Gjermani po bëhen gjithnjë e më interesante. 50 vjeçari Christian Wuff nuk arriti as në raundin e dytë që të merrte shumicën e votave të Asamblesë Federale.
Sipas deklaratave të bëra nga kryetari i Bundestagut: "1239 veta dhanë votat, një ishte e pavlefshme, 7 abstenime, 490 per Joachim Gauck (SPD/Të Gjelbrit), 123 për Lukretia Jochimsen (E Majta), 615 për Christian Wulff (CDU/CSU/FDP) dhe 3 për Frank Rennecken (NPD)"
Në këtë mënyrë, kandidati i maxhorancës fitoi 15 vota më shumë se në raundin e parë, por ato nuk mjaftojnë për të krijuar shumicën. Zgjedhjet do të kalojnë kështu në raundin e tretë dhe të fundit, prej të cilave del fitues ai që ka shumicën relative të votave.
Shumica e analistëve mendojnë që shanset më të mira i ka Chirstian Wulff, kandidati i maxhorancës, pasi njëra nga partitë opozitare, E Majta, nuk është e gatshme që t'ia japë votat kandidatit të opozitës. Shkak për këtë është kritika e ashpër që i bën ish-disidenti i RDGJ-së sistemit të komunist në lindje. E megjithëse merret me mend që fitues do të dalë Wulff, me dramaturgjinë e tyre këto zgjedhje po e zëvendësojnë më së miri boshllëkun emocional të teleshikuesit në këtë ditë pa ndeshje botërori.