Turneu i Uimbëlldonit, Serena Uilliams në gjysmëfinale
Më e vogla e motrave Uilliams mposhti kinezen Na Li me rezultatin e përgjithshëm 7-5, 6-3, kurse numri dy në renditjen e përgjithshme, Venus, është eliminuar nga bullgarja Tsvetana Pironkova, e 82-ta në botë, në dy sete: 6-2, 6-3. Në gjysmëfinale Uilliams e Pironkova do të përballen përkatësisht me Kvitovën dhe Zvonarevën.
Rusja Vera Zvonareva siguroi biletën e gjysmëfinales pasi eliminoi ish-numrin një të botës, belgen Kim Klajsters në tre sete: 3-6, 6-4, 6-2. Kurse çekja Petra Kvitova mundi estonezen Kaia Kanepi pas një përballjeje të gjatë e cila u mbyll me rezultatin 4-6, 7-6 (10-8), 8-6.