Rezultatet ne kupen UEFA
Milan fiton edhe ne Zyrih , ne ndeshjen e kthimit te vlefshme per raundin e pare me eliminim direkt ne Kupen UEFA. Ashtu si Ançeloti deshironte golin e vetem e ka shenuar Shevçenko ne pjesen e dyte. Kuqezinjte kishin fituar 3 - 1 ndeshjen e pare. Borusia e Dortmundit e çon ne shtese ndaj Udinezes, friulanet paten fituar 0-2 ne Gjermani e ne te njejtat shifra eshte permbyllur koha e rregullt edhe ne Itali. Fatet jane vendosur nga pika e bardhe, ku kane fituar italianet 4 me 3.
Benfika ka mundur 2-0 Napolin duke eliminuar italianet e kaluar ne fazen ne grupe. Ne takimet e tjera Standart i Liezhit mund 2-1 Evertonin dhe kualifikohet pasi ndeshja e pare kishte perfunduar ne barazim 2-2. Kualifikohen edhe Slavia e Prages , Tuente e Dinamo e Zagrebit. Kalojne me tej edhe Sevilja ,Ajaksi e Olimpiakos. Shalkes i ka mjaftuar nje barazim 1-1 ndaj Apoel. Mançester Siti ka mundur sersih 2-1 Omonian e Duros, kalon edhe Paris San Zhermen.