E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stojku: Nuk e kam shitur ndeshjen me Shkumbinin

Gentian Stojku vazhdon të jetë në qendër të polemikave për atë barazim 1-1 mes Elbasanit dhe Shkumbinit, ku futbollisti i elbasanasve ishte vetë protagonist, pasi shënoi një gol për të tijtë dhe e zhvlerësoi vetë atë me një autogol.

Madje nuk kanë munguar edhe ata që e kanë akuzuar për shitje të ndeshjes. Por ai i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza. “Më vjen keq për mënyrën se si u arrit barazimi në ndeshjen me Shkumbinin, më vjen keq për tifozët, por nuk jam aspak dakord me ata që thonë se takimi ishte i shitur, duke iu referuar autogolit tim, pohon Stojku.

Mund të them se gjëra të tilla ndodhin në futboll dhe kjo nuk është hera e parë. As e kam menduar ndonjëherë të bëj të tilla gjëra”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›