E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultatet për disa nga bashkitë

Sipas të dhënave të ofruara së fundi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati për Bashkinë e Durrësit, i “Aleancës për Qytetarin” Ferdinand Xhaferri, është në avantazh kundrejt kundërshtarit të tij Vangjush Dako.

Nga të dhënat, Xhaferi mësohet se deri më tani ka marrë 8042 vota kundrejt 7861 vota që shkojnë për Dakon.

Në Bashkinë e Vlorës, nga numërimi i 31 qendra votimi nga 86 që ka gjithsej KZAZ 61, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Shpëtim Gjika, i cili ka marrë deri më tani 1591 vota më shumë se rivali i tij demokrat i Koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Ardian Kollozi. Kryetari i KZAZ 61, Edmond Banushi, deklaroi se në 31 qendra votimi kandidati Gjika, ka marrë 9041 vota, ndërkohë që për Ardian Kollozin, kanë votuar 7450 zgjedhës.

Krahas kësaj, Banushi ka deklaruar edhe një rezultat të votimeve për subjektet politike, në 21 qendra, ku PS ka marrë deri tani 3546 vota, PD 1673 vota, PDIU 1004 vota dhe LSI 542 vota.

Në Bashkinë e Korçës, kandidati i PS, Niko Peleshi kryeson me 8630 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”Andrea Mano, i cili ka marrë 7000 vota. Për sa i përket Elbasanit, kandidati Qazim Sejdini, i opozitës kryeson me 7461 vota kundrejt Durim Hushit nga koalicioni “Aleanca për Qytetarin”, i cili ka marrë 4985 vota.

Në Fier kandidati “Aleanca për të Ardhmen”, Baftjar Zeqaj ka marrë 8297 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele që numëron 5891 vota. Në Bashkinë e Lushnjës, kandidati Fatos Tushe nga Partia Socialiste ka marrë 6445 vota kundrejt rivalit të tij të “Aleancës për Qytetarin”, Albert Sanxhaku i cili ka marrë 4353 vota.

Ndërsa në Bashkinë e Kamzës në Tiranës, Xhelal Mziu nga Partia Demokratike ka thelluar rezultatin me 10712 vota kundrejt rivalit të tij nga Partia Socialiste, Rakip Suli i cili ka marrë 8753 vota.

/S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-10 07:57
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›