Shkodër, rezultati i votimeve dihet!

Burime nga KZAZ-ja nr. 40, bëjnë me dije se nga 95 qendra votimi që përfshihen në këtë komision, deri tani janë numëruar 13 të tilla, ku Luka ka marrë 3323 vota dhe rivali i tij Uruçi, 2023 vota.
Pra, nga të dhënat kandidati i “Aleancës për Qytetarin” ka një avantazh prej 1300 votash. Bashkia e Shkodrës është fituar historikisht nga Partia Demokratike, ndaj fitorja e Lukës nuk është ndonjë surprizë.
Në Shkodër, procesi i numërimi të votave ka nisur me shumë vonesë, pra rreth pasdites së djeshme ndryshe nga se ka ndodhur në qendrat e tjera të votimit në vend. Shkak u bë ndërrimi i disa komisionerëve, të cilët nuk kishin një dëftesë të shkollës së lartë. /S.Ll/Start/
2011-05-10 09:21