Kodheli: Berisha duhet të pranojë humbjen
Duke reaguar për deklaratën e Topallit, e cila theksoi se në rang kombëtar, “Aleanca për qytetarin”, ka fituar, zëdhënësja e fushatës në PS, Mimi Kodheli u shpreh se Berisha dhe Topalli tashmë duhet të pranojnë humbjen.
“Pyetja që shtrohet tashmë nuk është a do ta pranojë Edi Rama fitoren e tij të qartë në Tiranë dhe të Aleancës për të Ardhmen këtu dhe në të gjithë Shqipërinë, po a do ta pranojë Berisha dhe Topalli humbjen e thellë në kryeqytet e kudo nëpër Shqipëri! Dhe e pyes me këtë rast zonjën Topalli: A e dini që keni humbur treçerekun e bashkive që keni sot? Atëherë kush duhet ta pranojë këtë rezultat, ne apo ju?”, tha Kodheli.
Në rastin e Tiranës, Kodheli tha se Rama qëndron shumë përpara. “Dhe prisni sepse deri më tash përqindja më e madhe e qendrave të numëruara janë qendra me një historik elektoral më të favorshëm për ju, ndërkohë që ju sigurojmë se në fund Edi Rama do të ketë fitoren spektakolare që i kanë dhënë qytetarët e Tiranës me plot meritë”, përfundoi ajo. /S.Ll/Start/
2011-05-09 19:09