Rezultati i Tiranës në duart e Kolegjit Zgjedhor fiton Rama ose Basha
TIRANE- Kolegji Zgjedhor do të marrë sot në shqyrtim aktin normativ të miratuar nga KQZ në rolin e një KZAZ superiore për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, nëse është ose jo i vlefshëm.
Mbledhja e Kolegjit fillon sot në orën 10, në gjykatën e Apelit të Tiranës. Ankimimi është bërë nga PS e cila kërkon që akti të shfuqizohet dhe e gjithë procedura e ndjekur për numërimin e votave për kryetar bashkie të gjetura në kutitë e gabuara duhet të shndërrohet në nul.
Sipas avokatit socialist Arjan Salati akti normativ është marrë në kundërshtim me ligjin. Ky akt është nul dhe nuk ka fuqi juridike.
Relatorja në Kolegjin Zgjedhod do të jetë gjyqtarja Sashenka Jonuzi ndërkohë që anëtarët e kolegjit do të shqyrtojnë pretendimet e palëve, pro dhe kundër aktit normativ dhe më pas do të japin vendimin. Në varësi të këtij vendimi, Kolegji Zgjedhor do të vendosë për fatin e kreut të ardhshëm të Bashkisë.
Nëse Kolegji vendos pro kërkesës, duke shpallur të “pavlefshëm” aktin normativ që nxorri Bashën fitues me 81 vota, Edi Rama do të shpallet kryetar i bashkisë së Tiranës, me 10 votat diferencë që mori nga rezultatet e 485 qendrave të votimit në 11 KZAZ. Nëse kolegji e hedh poshtë kërkesën e PS, Lulzim Basha, do të ulet në detyrën e kreut të ri të Bashkisë së Tiranës me 81 vota më shumë se rivali i tij, kreu aktual i PS.
(s.g/BalkanWeb)