E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultati i votimit me 28 qershor, dy agjenci do te japin direkt numerimin

Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, do te jete aktiv ne nxjerrjen e rezultatit perfundimtar te gares elektorale te 28 qershorit. Ndonese jashte KQZ-se, Celibashi ne krye te Agjencise per Administrimin e Zgjedhjeve (ECA) se bashku me organizaten KRIIK Albania qe financohet nga USAID, prezantuan dje projektin "Rezultatet direkt te zgjedhjeve". Ky projekt, ka per synim qe te publikoje ne kohe reale, rezultatet e zgjedhjeve qe do te mbahen ne 28 Qershor. "Ky projekt ka per qellim percjelljen ne kohe reale te informacioneve per numerimin e votave si dhe rritjen e transparences te ketij procesi", u shpreh drejtori i ECA-s, Celibashi. Ne menyre absolute, ky projekt nuk prek aspak procesin e administrimit te zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo dhe ndonje institucioni tjeter, sic mund te konsiderohen grupet e numerimit te votave qe do te nxjerrin kete rezultat. Celibashi sqaroi se projekti nuk cenon aspak keto institucione. Perkundrazi ka per qellim vetem nxjerrjen ne kohe reale te rezultateve zgjedhore. Per realizimin e ketij projekti ne 28 qershor, jane angazhuar jo pak por 450 vezhgues, te cilet do te shperndahen ne menyre te barabarte ne te 66 qendrat e grupeve te numerimit te votave, per rezultatet e votimit nga e gjithe Shqiperia. Per dhenien ne kohe reale te ketyre rezultateve, Celibashi shpjegoi se ne cdo qender te grupeve te numerimit te votave, do te instalohet nje aparat i posacem qe do te mundesoje hedhjen e rezultatit te votimit ne kohe reale, ne qendren e perpunimit te informacioneve. Publiku qe eshte i interesuar per te njohur ne kohe reale se cilat jane rezultatet e votimit dhe kush do te kryesoje garen ne 28 qershor, mund te shohe cdo te dhene minute pas minute ne faqen e posacme te internetit te hapur per te dhenat. Celibashi beri te ditur se faqja e internetit eshte www.eca.al. R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›