Dule: Qellimi, PBDNJ te fitoje me 28 qershor
Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ne vijim te turit te tij elektoral dje ne qytetin e Vlores, theksoi se qellimi i partise se tij nuk eshte fitorja e 28 qershorit, por fitorja e 28 qershorit ne PBDNJ. "Koalicioni ku ben pjese PBDNJ eshte e garantuar, por kjo nuk perben qellim ne vetvete. Fitorja jone do te jete nese forcat tona politike te dine ta shnderrojne ne nje fitore per Shqiperine", deklaroi Dule. Ne kete takim kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, ka prezantuar kandidatet e kesaj partie si dhe paraqiti programin elektoral te saj. Ne programin elektoral te kesaj partie nje vemendje e vecante dhe nje nga prioritet e kesaj force politike, eshte garantimi i te drejtave te minoriteteve. Dule theksoi se partia e tij do te ndermarre hapa konkrete per garantimin e ketyre te drejtave.