Shorti per numerimin, penalizohet LSI
Rozeta Rapushi
Dy partite e vogla politike, ajo Demokristiane dhe Demokracia Sociale kane fatin te kene numrin me te madh te anetareve ne grupet e numerimit te votave, mes forcave te tjera te vogla politike. Nga shorti i hedhur dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PDK do te kete jo pak por 23 anetare ne grupet e numerimit te votave nga 66 ne total. Me pas vjen Partia Demokracia Sociale me 22 anetare nga 66 grupe te numerimit te votave ne te gjithe vendin. Me te pafatat ishin Partia Levizja Socialiste per Integrim dhe Partia Republikane qe moren shume pak anetare ne keto grupe. Nga shorti LSI do te kete vetem 12 anetare ne grupet e numerimit te votave, ndersa republikanet akoma me keq 11 anetare. Ndonese LSI prej vitesh po akuzon se votat ne keto zgjedhje do te vidhen me ndryshimet qe ju bene ne Kodin Zgjedhor, ajo nuk do te kete dhe mundesine e kerkuar prej kohesh per monitorimin e procesit te numerimit te tyre. Vetem 11 anetare te saj, do te mund te monitorojne grupet e numerimit te votave nga 66 qe do te ngrihen per votimet ne 28 Qershor. Nderkohe qe Partia Socialdemokrate mori 19 anetare ne grupet e numerimit, ndersa PBDNJ, mori vetem 14 te tille. Ajo qe bie ne sy eshte fakti se demokristianet te cilet sapo fituan "statusin" e te djathtit, kane garantuar nje numer shume te madh anetaresh, ne GNV, nderkohe qe nga e majta dominojne PDS, PSD dhe PBDNJ, 55 anetare ne 55 qendra te numerimit te votave, duke lene LSI dhe koalicionin e saj, vetem me 11 anetare ne 11 qendra. me Jane 66 qendra te grupeve te numerimit te votave qe do te ngrihen ne te gjithe vendin per te nxjerre rezultatin e zgjedhjeve te 28 Qershorit. Te gjitha tavolinat e grupeve te numerimit te votave, do te kene dhe nje kamera, qe do te filmoje procesin nga nisja deri ne perfundim te tij. Vetem nje dite me pare, kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani improvizoi procesin se si do te behet numerimi i votave, duke siguruar pajisjen me kamera ne cdo tavoline numerimi. Ne mbledhjen e djeshme, anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, debatuan serish per numrin e anetareve femra ne komisionet zonale zgjedhore. Kreu i KQZ-se, Ristani u shpreh se ka ende parti politike qe nuk e kane rregulluar listen e komisionereve qe kane per Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve (KZAZ), sipas kodit Zgjedhor. Partite politike detyrohen ligjerisht qe 30% te anetareve te ketyre komisioneve ti kene femra, por nje detyrim i tille ligjor duket se eshte shume problematik per tu realizuar nga forcat politike. Nje problem te tille, partite e paten edhe me kandidatet per deputete ne 140 zona, ne 12 qarqe te vendit. Jo pak prej tyre, ne qarqe te ndryshme nuk e realizonin dot kuoten e kerkuar ne ligj ndonese e miratuan po vetem muaj me pare.
Anetaret
PDK 23
PDS 22
PSD 19
PAD 17
PAA 15
PBDNJ14
LSI 12
PR 11