Rezultati për Tiranën, PS-ja dorëzon padinë në Kolegj

Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Kolegjin zgjedhor kërkesë padinë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë.
Në kërkesën e saj PS-ja kundërshton vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara ndërsa kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së, vendim i cili shpalli zyrtarisht fitues Lulzim Bashën.
Ndërkohë mbërmjen e djeshme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalli fitues me një diferencë prej 81 vota kandidatin e “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha.
Sipas tabelës e cila u miratua me 4 vota pro dhe 3 kundër, kandidati Basha ka marrë 124786 vota, Rama ka marrë 124705, ndërsa kandidati i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Hysni Milloshi 1394 vota.