E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca kerkon votat e socialisteve per nente ligje

TIRAN- Edhe pse ne mungese te opozites mazhoranca i eshte rikthyer dje jetes parlamentare madje duke percaktuar edhe kalendarin e punimeve per tre javet e ardhshme. Ne programin e punes se Kuvendit deri me 23 qershor mazhoranca ka vendosur per shqyrtim 35 projektligje. Por ajo qe te bie ne sy eshte vendosja ne listen e projektligjeve qe do te shqyrtohen edhe ai per Kompleksin Parlamentar teme mjaft e debatuar edhe brenda mazhorances.

Ne kalendarin e Kuvendit ndodhet edhe nje grup prej nente ligjesh te cilet ndodhen aty prej me shume se nje viti. Behet fjale per projektligjin per Gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtesise Administrative Gjykaten Administrative per te cilin faktori nderkombetar ka vene si kusht bashkepunimin mes mazhorances dhe opozites.

Nderkohe jane edhe shtate Kode per te cilat Kushtetuta ka percaktuar miratimin e tyre me 84 vota si dhe projektligji per Ndarjen administrative-territoriale te njesive te qeverisjes vendore ne Republiken e Shqiperise.

Konferenca e Kryetareve miratoi vetem me votat e se djathtes kalendarin tre javor dhe programin e punes se Kuvendit. Komisioni i Ligjeve dhe ai i veprimtarise Prodhuese do te shqyrtojne projektligjin Per ndertimin e kompleksit parlamentar te Kuvendit i cili edhe pse eshte futur ne kalendar nuk eshte percaktuar data e sakte se kur do te kaloje per miratimin ne seance plenare duke e lene ne varesi te zhvillimeve politike.

Mazhoranca ka nxjerre perseri nga sirtaret projektligjin per Gjykaten Administrative duke i shtrire serish doren opozites per miratimin e tij. Per shkak te mungeses se votave demokratet dhe aleatet e tyre do te kerkojne qe te arrijne nje konsensus me opoziten. Por nje fakt i tille duket i pamundur per tu arritur sidomos pas zgjedhjeve te 8 majit.

Ne pritje jane edhe shtate Kode per te cilat Kushtetuta shprehet qarte se duhen 84 vota. Ne pritje eshte edhe shqyrtimi i kandidaturave per vendet vakante ne organet e krijuara me ligj.

Ne kalendar eshte perfshire edhe ndryshimi i projektligjit per Faljen si dhe mjaft projektligje te rendesishme ne fushen ekonomike si falja e detyrimeve te prapambetura te debitoreve familjare ndaj KESH-it si dhe privatizimi i disa HEC-eve.

Programi 19 maj - 23 qershor 2011

1. Projektligj Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8378 date 22.7.1998 Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise te ndryshuar.

2. Projektligj Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895 date 27.1.1995 Kodi Penal i Republikes se Shqiperise te ndryshuar.

3. Projektligj Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895 date 27.1.1995 Kodi Penal i Republikes se Shqiperise te ndryshuar.

4. Projektligji Per faljen

5. Projektligj Per transmetimet me ze dhe/ose me ze e figure ne Republiken e Shqiperise.

6. Projektligj Per ndertimin e kompleksit parlamentar te Kuvendit te Shqiperise.

7. Projektligj Per te drejten nderkombetare private.

8. Projektligj Per nje ndryshim ne ligjin nr. 7703 date 11.5.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar.

9. Projektligj Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8872 date 29.3.2002 Per arsimin dhe formimin profesional ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar.

10. Projektvendim Per nje shtese ne vendimin nr. 95 date 30.4.2007 Per miratimin e struktures dhe organikes se Entit Rregullator te Sektorit te Energjise Elektrike.

11. Projektvendim Per disa ndryshime ne vendimin nr. 98 date 30.4.2007 Per miratimin e struktures dhe organikes se Autoritetit te Mbikeqyrjes

12. Projektligj Per inspektimin ne RSH.

13. Projektligj Per mbrojtjen e mjedisit.

14. Projektligj Per lejet e mjedisit.

15. Projektligj Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne protokollin e konventes se vitit 1979 Per ndotjen nderkufitare te ajrit ne rreze te gjate Per financimin afatgjate te programit bashkepunues per monitorimin e vleresimin e transmetimit ne rreze te gjate te ndotesve te ajrit ne Europe

16. Projektligj Per ratifikimin e Konventes se Keshillit te Europes Per statusin juridik te femijeve te lindur

17. Projektligj Per ratifikimin e Konventes se Keshillit te Europes Per ushtrimin e te drejtave te femijeve.

19. Projektligj Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne ndryshimet e neneve te marreveshjes se Fondit Monetar Nderkombetar per zgjerimin e perfaqesimit dhe te pjesemarrjes si dhe per zgjerimin e autoritetit investues te fondit.

20. Projektligj Per ratifikimin e Protokollit shtese te marreveshjes per ndryshimin dhe anetaresimin ne marreveshjen e tregtise se lire te Europes

21. Projektligj Per ratifikimin e marreveshjes ISTISNA ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Bankes Islamike Per Zhvillim IDB Per financimin e projektit te rruges Tirane - Elbasan.

22. Projektligji Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne marreveshjen e rishikuar te Kombeve te Bashkuara ne lidhje me miratimin e parashikimeve teknike uniforme Per automjetet me rrota pajisjet dhe pjeset qe mund te instalohen dhe/ose Perdoren tek automjetet me rrota dhe kushtet Per njohjen reciproke te aprovimeve te dhena mbi bazen e ketyre parashikimeve.

23. Projektligj Per ratifikimin e vendimeve te Bordit te Guvernatoreve te Bankes Europiane Per Rindertim dhe Zhvillim EBRD Rezoluta nr. 126 Rritja e kapitalit themeltar te autorizuar emetimi i aksioneve te paguara dhe pagesa nepermjet rialokimit te te ardhurave neto shtojca A dhe Rezoluta nr. 128 Shtimi i kapitalit themeltar te autorizuar emetimi dhe nenshkrimi kapitalit te shlyeshem nese kerkohet dhe shlyerja shtojca B si edhe dokumenti Informacion per hapat qe duhet te merren pas mbledhjes vjetore te vitit 2010.

24. Projektligj Per krijimin e shoqerive HEC Ulez - Shkopet sh.a. HEC Tirane Lanabregas sh.a. dhe HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a. dhe Percaktimin e formes dhe te struktures se formules se privatizimit te shoqerive HEC Ulez 1 Shkopet sh.a. dhe HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a.

25. Projektligj Per faljen e detyrimeve te prapambetura te faturave te energjise elektrike te debitoreve familjare ndaj shoqerise KESH sh.a..

Projektligjet e mbartura

Projektligj Per gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtesise Administrative.
Projektligje Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895 date 27.1.1995 Kodi Penal i Republikes se Shqiperise te ndryshuar.
Projektligj Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9317 date 18.11.2004 Kodi Hekurudhor i Republikes se Shqiperise.
Projektligj Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8449 date 27.01.1999 Kodi Doganor i Republikes se Shqiperise te ndryshuar.
Projektligj Per nje shtese ne ligjin nr. 10.040 date 22.12.2008 Kodi Ajror i Republikes se Shqiperise.
Projektligje Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8378 date 22.7.1998 Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise te ndryshuar. 2 nisma ligjvenese
Projektligj Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9251 date 8.7.2004 Kodi Detar i Republikes se Shqiperise.
Projektligj Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8653 date 31.07.2000 Per ndarjen administrative - territoriale te njesive te qeverisjes vendore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar.
Projektligj Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7850 date 29.7.1994 Kodi Civil i Republikes se Shqiperise i ndryshuar.

Berisha i rikthehet fushates per zgjedhjet 2013

Kryeministri Berisha ka anashkaluar dje krizen politike te krijuar ne vend duke i shpjeguar deputeteve te PD-se strategjine e perdorur per te ndryshuar ne tavoline rezultatin e zgjedhjeve te Tiranes. Duke shprehur vleresimet me te larta per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve Berisha deklaroi se pas 11 vitesh Tirana eshte rikthyer blu. Per kryeministrin vota e hedhur ne kuti te gabuar eshte vote qe duhet numeruar pasi ai eshte vullneti i popullit.

Me pas Berisha foli per zgjedhjet e ardhshme te vitit 2013 duke i kerkuar deputeteve te nisin pergatitjet. Natyrisht nuk mund te mos theksoj se ne disa qendra shume te rendesishme per ne kane fituar rivalet tane. Kjo do te jete nje ceshtje analize te nxjerrim pergjegjesite. Ne jemi nje force politike qe nxjerr pergjegjesite por ne nuk i shohim kurre gjerat bardhe e zi. Ne kemi sensin e analizes sensin e pergjegjesise me qellim qe te filloje sa me shpejt makineria jone te pergatitet per garen e ardhshme elektorale- tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›