E Hënë, 2 Nëntor 2026

Socialistet skeme per lenien e mandateve

TIRAN - Partia Socialiste ka nisur diskutimin per lenien e mandateve te marre ne zgjedhjet vendore dhe ato te pergjithshme per shkak te situates se krijuar ne vend. Kjo eshte cilesuar si veprimi i fundit nga disa prej drejtuesve te PS-se ne rast se protestat nderhyrjet e nderkombetareve dhe sistemi juridik ne vend nuk do te vendosin drejtesine ne vend pas ndryshimit te rezultatit te zgjedhjeve te Tiranes ne tavolinen e KQZ-se.

Brenda selise roze dhe ne strukturat e larta saj ka nisur pergatitja per skemen qe do te perdoret kunder qeverise Berisha. Prej pak ditesh teme kryesore e diskutimeve eshte lenia e mandatit te perfituar ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 deri ne lenien e mandateve te kryetarit dhe te keshillave te perfituar ne zgjedhjet e 8 majit 2011.

Keto procedura qe do te ndiqen nga Partia Socialiste po diskutohet ne forumet e larta dhe ato drejtuese te saj ne te cilat po qarkullojne dy variante. Nje pjese e deputeteve kerkojne lenien e mandateve ndersa nje pjese tjeter kerkon lenien edhe te mandateve te fituara nga zgjedhjet vendore. Nje prej ketyre zerave te fundit eshte dhe nenkryetari i grupit parlamentar Socialist Erion Brace i cili thote se pas gjendjes qe po krijohet duke u ndryshuar rezultati ne tavoline do te vije momenti qe mandatet e tyre skane asnje lloj vlere.

Jemi ne pritje te ezaurimit te cdolloj mundesie ligjore per te rikthyer demokracine ne ato parametra real. Ne kushtet e ezaurimit te tyre te plote natyrisht qe do te ezaurohet cdo lloj institucioni. shte e kote qe te kete opozite me pas ne kete vend apo ne parlament neper bashki komuna keshilla bashkiak apo komunal - deklaroi Brace.

Per numrin dy te grupit te PS institucionet e legjislativit dhe vendorit nuk po ndertohen nga vota e popullit por po ndertohen pergjithesisht nga vendimmarrja kriminale e Sali Berishes.

Ndersa kryetarja e komisionit parlamentar te Integrimit Ermelinda Meksi vlereson se ne situaten ne te cilen ndodhet vendi opozita ka si rruge te vetme luften per vendosjen e demokracise ne vend. Gjithcka ndodhi vertetoi edhe njehere se sa drejte kishte Partia Socialiste kur thoshte se zgjedhjet ishin te manipuluara. Per rrjedhoje ai parlament me shume se kurre sot ne diten e diellit del si nje parlament krejtesisht i manipuluar krejtesisht i korruptuar me te njejtin skenar qe tashme u pa nga te gjithe shqiptaret - u shpreh gjate nje komunikimi per mediat deputetja Meksi.

Por mes grupit te deputeteve socialiste ka edhe nga ata qe po kundershtojne idene e lenies se mandateve. Sipas tyre nese deputetet lene mandatet ne vend te tyre hyjne emrat pasardhes se listes se kandidateve te dorezuar ne vitin 2009. Mes ketyre emrave ndodhen edhe figura qe sot jane larguar nga Partia Socialiste. Lenia e mandateve nga ana jone do ti hapte rrugen disa prej personave qe kane qene pjese e PS-se ndersa sot jane ne parti te tjera.

Nese terhiqen deputetet e Dibres do te hyje deputet Ylli Manjani i cili sot eshte perfaqesuesi ligjor i LSI-se ne KQZ. Si ai ka edhe shume te tjere te cilet jane gati te hyjne ne parlament ne emer te opozites por duke i sherbyer mazhorances- thane dje disa prej deputeteve te PS-se.

Ashtu sic eshte bere tradite tashme ne Partine Socialiste do te jete grupi parlamentar Socialist qe do te ndermarre hapat e metejshme. Pritet qe diten e merkure ne mbledhjen e ardhshme te grupit socialist te vendoset dhe rruga qe do te ndermerret prej tyre hap pas hapi deri ne largimin e qeverise dhe sjelljen e normalitetit politik ne vend.

Burime nga Partia Socialiste sqarojne se asnje vendim nuk eshte marre deri me tani dhe do te pritet perfundimi i rrugeve ligjore per te sjelle me pas dhe qendrimin e deputeteve.

KQZ Rama fitues per 485 kuti te numeruara

TIRAN - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mundur qe te hedhe ne faqen e saj zyrtare ne internet te dhenat per kutine e fundit qe eshte numeruar per zgjedhjen e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Me shume se nje jave pas permbylljes se procesit te numerimit ne 11 vendet e numerimit te votave institucioni i administrimit te zgjedhjeve hodhi dje te dhenat e fundit. Ashtu sic pritej kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka fituar me nje diference prej 10 votash ndaj rivalit te tij. Rezultati paraprak i KQZ-se tregon se kandidati i Aleances per te Ardhmen ka marre 124623 vota ndersa kandidati i Aleances per Qytetarin ka marre 124613 vota.

Rinis Kuvendi pa deputetet e opozites

Paraditen e djeshme kane rifilluar punen disa komisionet parlamentare por pa pranine e opozites. Deri me tani e majta nuk ka marre ende ndonje vendim konkret se si do te vazhdoje marredhenia e saj me Kuvendin por per momentin asnje prej deputeteve nuk ka marre pjese ne komisioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›