E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Durrës nga Partia Socialiste

Në vazhdën e protestave në rang vendi, militantë të Partisë Socialiste kanë bllokuar autostradën Tiranë -Durrës për rreth 3 orë me radhë. Ngjarja ka ndodhur në mesditën e së enjtes kur me dhjetra simpatizantë të opozitës kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve, nën udhëheqjen e përfaqësuesve të Partisë Socialiste.
 

Deputi i PS-së Gazmir Bizhga në një prononcim për “Ora News” është shprehur se kjo është një protestë civile jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe për të ardhmen e vendit. Bizhga po ashtu akuzon edhe forcat e policisë se nuk po zbatojnë siç duhet rregullat ligjore.
 

Deputeti Bixhga ka theksuar më tej se kjo situatë do të vijojë e pandashme dhe në mënyrë rezistente deri në përfundim të kësaj gjendje të krijuar në vend.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›