E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultati për Tiranën, vendimi do të shpallet në 19:30

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shtyjë shpalljen e vendimit të ankimimit të Partisë Socialiste për rezultatin e kryeqytetit.
Kolegji pasi ka dëgjuar pretendimet e PS, të KQZ-së dhe të PD-së, vendosi që konkluzionin e vendimit për këtë cështje ta japë në orën 19.30.
 

Partia Socialiste ankimoi vendimin e KQZ-së përsa i përket rezultatit përfundimtar të Tiranës. Kësaj radhe, PS paditi faktin se në kutitë e votimit ka patur më shumë fletë sesa zgjedhës, të cilët KQZ-ja i përfshiu në tabelën e rezultatit përfundimtar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›