E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Në të ardhmen duhen reforma

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth nga Pogradeci u bëri apel gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që të marrin vendime në përputhje dhe respekt të Kushtetutës.

Para se të arrihet në një konkluzion për zgjedhjet e 8 majit, duhet të pritet raporti i OSBE/ODIHR- tha Wollfarth.

Wollfarth tha se në të ardhmen duhet punuar me shpejtësi në drejtim të reformave në mënyrë që proceset zgjedhore të mbyllen sa më shpejt.

Ajo që është më e rëndësshme, sipas kreut të OSBE-së, është që gjithçka të jetë e saktë dhe në përputhje me ligjin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›