Wollfarth: Në të ardhmen, duhet të bëhen reforma

Procedurat paszgjedhore duhet të kryen sipas ligjit, procesi i numerimit duhet te kryhet sipas kushtetutes dhe e rëndësishme është respektimi i kodit zgjedhor e kuadri ligjor në Shqipëri, pasi kjo është arsyeja që ky proces zgjati.
Kështu ka deklaruar ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth nga qyteti i Pogradecit, gjatë një takimi me disa organizata jo qeveritare me dyer të mbyllura. Wollfarth i është drejtuar gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhorë që vendimet te merren ashtu sic e parashikon kushtetuta shqiptare.
Wollfarth ka thksuar gjithashtu se në të ardhmen duhet të bëhen reforma dhe ndryshime, me qëllim që procesi i numerimit te jete më i shpejtë.