E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rezultati të pranohet, zgjedhjet i plotësuan standardet”

Asambleja parlamentare e OSBE dënon bojkotin e opozitës
Asambleja Parlamentare e OSBE-së e mbledhur në Vjenë është shprehur njëzëri kundër bojkotit të opozitës dhe i ka përcjellë asaj mesazhin për t’ju kthyer punimeve parlamentare. Edhe në takimet me anëtarët e Asamblesë, kryetarin e radhës dhe sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, zëvendësministres së Punëve të Jashtme Edit’h Harxhi i është komunikuar qëndrimi kundër bojkotit dhe domosdoshmëria e pranimit të rezultatit të zgjedhjeve nga opozita, të cilat plotësuan standardet edhe sipas raportit të OSBE-së.“Ka qenë një qëndrim jashtëzakonisht i prerë, porsa i përket bojkotit të opozitës. E dënojnë këtë bojkot dhe kërkojnë menjëherë që opozita të futet menjëherë në parlament, të pranojë verdiktin e popullit, të pranojë njëkohësisht edhe raportin e OSBE/ODIHR, raport që është ndërtuar mjaft mirë nga ekspertët më të mirë të institucionit të vlerësimit të votës, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e Asamblesë Parlamentare të majtë ose të djathtë, të cilët kanë marrë pjesë në realizimin e këtij raporti. Absolutisht në çdo vend që kemi shkuar, madje dhe në Bruksel dhe në Uashington, bojkoti i opozitës është dënuar fuqishëm”, u shpreh zëvendësministrja Harxhi.  Ajo thotë se kontributi i opozitës është i padiskutueshëm për ecurinë e proceseve integruese të vendit në Bashkimin Evropian, në një kohë kur ekzekutivi dhe shumica e djathtë po progresojnë në reforma dhe në plotësimin e pyetësorit të BE në një kohë rekord. “Më pas kur do të fillojë shqyrtimi i kërkesës së Shqipërisë, i marrjes së statusit kandidat, i pranimit dhe plotësimit të përgjigjeve dhe hapja e mëtejshme e negociatave, natyrisht do të shqyrtohen të gjitha gjërat. Unë shpresoj që deri atëherë opozita të ketë hyrë në parlament dhe njëherazi shpresoj që kjo të jetë shumë e shpejtë. Natyrisht që Shqipëria nuk do të ketë probleme porsa i takon aspektit politik, pra trajtimit politik të çështjes së integrimit”, tha më tej, zëvendësministrja e Jashtme, Edit’h Harxhi.        Për sa i takon procesit të liberalizimit të vizave, që pritet të realizohet në korrikun e këtij viti, Harxhi thotë se nuk ka më kthim pas. Sipas saj, pothuajse të gjitha kriteret teknike janë plotësuar dhe shumë shpejt një ekip vëzhguesish do të vizitojnë Tiranën për të monitoruar edhe blloqet e fundit teknike....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›