E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Parlamenti Evropian dënon bojkotin e opozitës dhe apelon për uljen në tryezën e dialogut”

BE: E ardhmja e Shqipërisë, në gjirin e BE - bojkoti, zgjedhje e brendshme e tepruar
Bashkimi Evropian shpreh edhe njëherë shqetësimin e tij, lidhur me situatën politike në Shqipëri, nisur nga bojkoti i pajustifikueshëm i opozitës shqiptare. Ministri i Jashtëm i Spanjës, vendit që ka Presidencën e radhës së BE-së, Jose Miguel Moratinos, deklaron se dialogu midis forcave kryesore politike në vend, është i rëndësishëm, për të bërë të mundur progresin e vendit. I pyetur mbi qëndrimin e fundit të pozitës dhe opozitës për të dialoguar lidhur me gjetjen e një zgjidhje që i jep fund bojkotit, ministri Moratinos ka nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të këtij dialogu“Dialogu është gjithnjë i mirë dhe shpresojmë është që vijueshmëria politike e Shqipërisë të jetë pozitive. Besoj, se të gjithë forcat politike po angazhohen dhe duhet investuar mbi këtë angazhim. Ne duam të ndihmojmë dhe kjo bën pjesë edhe në angazhimet e presidencës spanjolle, që Shqipëria, që ka që prezantuar kandidaturën e saj për anëtarësim, të mund të avancojë gjatë presidencës spanjolle. Jemi të bindur, se e ardhmja e vendit është në gjirin e BE-së”, u shpreh ministri i Jashtëm spanjoll, Moratinos.Nga ana e Parlamentit Europian, shpresohet se dialogu politik do të jetë një mundësi për opozitën të tregojë pjekurinë e saj politike. Jelko Kacin, eurodeputet i grupit Liberal dhe demokrat në PE, u shpreh se “lajmi që do ketë dialog është një shpresë, por problemi specifik për Shqipërinë është se shpesh nevojitet arritja e një rezultati”. “Të angazhohesh për diçka, nuk do të thotë ta bësh atë, kështu qe le të presim. Shpresoj, që opozita do të tregojë pjekurinë e duhur për të përdorur kornizën demokratike për të promovuar qëndrimet e saj politike dhe për tu përballur me qeverinë që drejton vendin. është shumë e vështirë për ne të shohim, se dikush që mori pjesë në zgjedhje dhe që është zgjedhur, të bojkotojë parlamentin shqiptar dhe të mos përdorë podiumin e parlamentit për të qenë elokuent, për të qenë të dukshëm dhe për të promovuar vlerat e opozitës. E theksoj, për të kontribuar për kredibilitetin e vendit. Sado që bojkoti mund të duket i frytshëm për qëllime të brendshme politike, duke treguar se je aq i fortë për të bojkotuar parlamentin, është një mesazh shumë i keq në skenën e jashtme”, deklaroi ai. Vetëm pak ditë më parë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi një rezolutë mbi situatën politike në Shqipëri, sipas rekomandimeve të dy raporterëve për Shqipërinë, Wilshare dhe Laasko. Rezoluta e KiE, bën thirrje për ç’tensionimin e situatës dhe gjetjen e një zgjidhje të përbashkët. Për këtë, KiE, i përcolli palëve politike në Shqipëri dy nga rekomandimet më të rëndësishme; opozitës, të rikthehet sa më parë në parlament; qeverisë, të krijojë hapësirën e duhur brenda kuadrit ligjor, që në bashkëpunim me opozitën të ngrejë një komision hetimor, lidhur me pretendimet e shfaqura. Pra, apeli i ndërkombëtarëve, është i thjeshtë dhe i qartë. Rruga për kapërcimin e ngërçit politik opozitar është dialogu në parlament. Por kjo, jo vetëm është shpërfillur nga Edi Rama, por as nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesat që bien në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›