E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zoti Rama, gjendja jote e dëshpëruar nuk është as gjendja e vendit, as e politikës shqiptare

Kryesocialisti përforcon qëndrimin kundër dialogut dhe s’e ndal turravrapin për të dhunuar ligjet dhe kushtetutën. Në përpjekje për të tregur se ende s’e ka humbur qetësinë, ia shet si lajm opinionit takimin me deputetët e vet, kur gjithçka mbetet si një rutinë partiakeKryetari i PS-së Edi Rama, doli dje para gazetarëve dhe përmes retorikës së tij foli shumë, foli për të gjitha, por sërish nuk tha asgjë. Kryesocialisti dhe kryebashkiaku, Edi Rama i njohur kahershëm për qëndrimet e tij disfavorizuese për proceset e integrimit të Shqipërisë, u shfaq mbrëmë në një komunikim të drejtpërdrejtë me mediat, dhe kur pritej të konfirmonte uljen në tryezë, pas paralajmërimit të Presidentit, ai, Edi Rama nuk bëri asgjë më shumë dje, se sa ripërsëriti thagmën e radhës; atë të mos heqjes dorë nga pretendimet antiligjore dhe në dhunim flagrant me kushtetutën dhe ligjet, hapja e kutive sipas tij, është kryefjala e çdo negocimi. “Ulemi në tryezë për të hapur kutitë”, ishte inversi i modifikuar i Edi Ramës dje, pasi prej ditësh, javësh e muajsh, ka artikuluar se, “nuk ulemi në tryezë, pa u hapur kutitë”.Dhe për këtë modifikim të tij, Edi Rama, kishte gati edhe gjetjen e tij, duke e artikuluar përmes alibive, që më shumë se sa për të bindur gazetarët e selektuar, tentonte të bindte veten, duke ngatërruar me dashje, gjendjen e vetë prej dështaku, me gjendjen, sikurse e shihte ai Shqipërinë.Duke lançuar lëvizjen e tij më të fundit, “Shqipëria në krizë, arsyet e protestës”, që me sa tha vetë ai, do të jetë një kopje e takimeve në salla të mbyllura, të para fushatës elektorale të zgjedhjeve të qershorit të kaluar, Edi Rama tek-tuk, përmendte edhe ndonjë protestë virtuale, por që nuk pati guximin të artikulonte ndonjë datë për zhvillimin e mundshëm të saj.Pikërisht, fshehja e dështimit të Edi Ramës, nga protestat e fundvitit të kaluar, ishte qëllimi i tij i djeshëm, në daljen para gazetarëve. Dhe përmes të njëjtave fraza, ku nuk mungonin alternimet “Gërdeci”, “kutitë”, “përmbytjet”, “kutitë”, “TVSH”, “kutitë”, “7 Marsi”, “kutitë”, “kriza globale”, “kutitë”, Edi Rama tentonte dje që pozitën e tij të rëndë e të vështirë, ta shiste si problem dhe gjendje të vendit.Në fakt, përmes alibive të djeshme, Edi Rama i cili demonstronte se kishte ditur të “lexonte” protesta dështuese të fundvitit të kaluar, në kushtet kur edhe një pjesë e deputetëve të tij, e kanë bërë fakt tashmë hyrjen në parlament në javën e parë të marsit, po përpiqet që përmes kapërcimeve dhe alternimeve, me “kutitë”, të shtyjë makthin edhe për ca ditë, deri të paktën javën e parë të muajit të ardhshëm.Punën e protestave, megjithëse sloganin më të fugnit “Shqipëria në krizë, arsyet e protestës”, Edi Rama nuk është se e beson edhe vetë. Në këto kushte, duke mos para në horizont ndonjë mundësi tjetër, për daljen nga qorrsokaku, problemin e vetë, saktësisht gjendjen e vetë, në pozita jo shumë ët favorshme, e ngatërronte dhe e plekste me gjendjen e supozuar të vendit, që në qoftë se Edi Rama e ka harruar tashmë, është një vend i NATO-s, në prag të përfitimit të liberalizimit të lëvizjes së lirë.Jo vetëm kaq, por ai me daljen e djeshme, dukej sikur lutej,...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›