E Diel, 1 Nëntor 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie, ndërhyrje nga ajri

Një vatër zjarri është riaktivizuar në zonën e Drenies, në Mallakastër, duke bërë që ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga toka t’i shtohet edhe ndërhyrja nga ajri.

Prej pesë ditësh, zjarrfikësit po përballen me flakët në zonat pyjore të Ribanit dhe Drenies. Situata vijon të mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë, e cila gjatë orëve të pasdites favorizon përhapjen e flakëve dhe vështirëson punën e ekipeve në terren.

Më herët, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë nga toka për izolimin dhe shuarjen e vatrave në zonat e Drenies, Greshicës, Vloshit dhe Panahorit.

Ekipet vijojnë punën për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbajtur nën kontroll vatrat aktive, ndërsa kushtet atmosferike, veçanërisht forcimi i erës gjatë pasditeve, e bëjnë ndërhyrjen më të vështirë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›