E Diel, 1 Nëntor 2026

Riatdhesohen 41 shqiptarë, kërkonin azil në Belgjikë

BRUKSEL- Autoritetet në Bruksel riatdhesuan 41 shqiptarë të cilët kishin mbërritur nga Serbia dhe Maqedonia për të kërkuar azil në Belgjikë që pas heqjes së vizave në fillim të këtij viti. Ky autobus tashmë do t’i kthejë shqiptarët në Preshevë të Serbisë dhe në Kumanovë në veri të Maqedonisë.
Ata që do të kthehen në shtëpi, thanë se kishin shpresuar të gjenin punë dhe akomodim në shtetin Belg, por kjo nuk kishte ndodhur.
“Po kthehem në shtëpi. Nuk kam se cfarë të bëj këtu. Kam pesë fëmijë që duhen ushqyer. U largova nga vendi im prej probleme të mëdha që kam. Po të kisha një punë sigurisht që nuk do të largohesha” u shpreh një prej të riatdhesuarve.

Zëdhënësja e zyrës për të huajt me qëndër në Bruksel, Dominik Ernould tha se shqiptarët kishin dëgjuar thashetheme false për ndihmën financiare që do të merrnin sapo të mbërrinin në Belgjikë.
Ajo thotë se pjesa më e madhe e famljeve të mbërritura në vend janë të varfra por nuk mund të merrnin azil pasi shteti Belg nuk jep azil ekonomik për asnjë emigrant. Ernoud tha se një masë e madhe njerëzish nisën të mbërrinin në vend nga muaji Janar, kohë kur hyri plotësisht në fuqi lëvizja e lirë në Maqedoni dhe Serbi.
Ajo thotë se Brukseli inkujrajon këta njerëz të kthehen në vendin e origjinës, pranë familjeve të tyre që të ndërtojnë jetën atje”.
Një ditë më parë, kryeministri Belg Leterme u shpreh i shqetësuar lidhur me fluksin e papritur të shqiptarëve që po mbërrinin në vendin e tij por ai citohet të këtë thënë për kanalin RTBF se Belgjika është vërtet vend i përparuar, por jo një Eldorado.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›