Të përndjekurit kërkesë Topit, 20 shkurti të pasqyrojë historinë
TIRANë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot drejtues të Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës, të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe të përndjekur politikë protagonistë të 20 shkurtit 1991, takim ky i kërkuar disa ditë më parë nga vetë ata.
Ata e njohën Presidentin Topi me kërkesën e tyre që emërtimi i datës simbol 20 shkurt 1991, të pasqyrojë më mirë anën dhe të vërtetën historike të atij momenti, duke e përkujtuar si ditë të shembjes së diktaturës komuniste dhe të nderimit të viktimave të regjimit komunist.
Pasi dëgjoi me vëmendje mendimet e shprehura nga bashkëbiseduesit në këtë takim, Kreu i shtetit shqiptar i siguroi ata rreth vullnetit dhe predispozicionit të plotë personal dhe institucional ndaj shqetësimeve të tyre, duke u sugjeruar që të ngrenë zërin dhe të ndjekin të gjitha rrugët dhe procedurat e ligjshme institucionale me synim përmbushjen e kërkesës së tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)