E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vritet greku me pasaportë shqiptare

I riu i vrarë mëngjesin e së mërkurës në Athinë gjatë përleshjes me policinë rezulton të mos ketë qenë shqiptarë. Policia helene gjeti në trupin e viktimës një pasaportë shqiptare me identitetet Renato Krasniqi por pas verifikimeve të kryera rezultoi se shtetasi i vrarë ishte grek dhe jo shqiptar.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në momentin që një makinë policie pa dy persona të dyshimtë pranë një automjeti të markës Seat. Sapo është afruar policia tek të dyshuarit, ata kanë shkëmbyer zjarr dhe pas 10 minutash ka mbetur i vrarë 30 vjeçari. Autori tjetër është larguar dhe ende nuk është kapur nga forcat e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›