"Riberi, 50 mln euro? Aq s‘vlen njëra këmbë"
Menaxheri i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes ka folur për spekulimet rreth mesfushorit francez, Frenk Riberi. Ylli i bavarezëve kërkohet nga Reali, Barcelona, Çelsi dhe Mançester Junajtid. "Për 50 milionë euro nuk shesim as njërën këmbë të Riberisë", deklaroi Hënes për "Bild". "Gjithsesi, momentalisht nuk ka telefonuar asnjë prej klubeve që përfliten".