Junajtid, humbja sjell revolucion
Humbja në finalen përballë Barcelonës ka bërë që situata te Mançester Junajtid të jetë e tensionuar. Sër Aleks Ferguson është aq i zemëruar me skuadrën, sa po mendon revolucionin: emri i parë në listën e zezë është ai i Karlos Tevez. Trajneri sheh si zëvendësues të tij Karim Benzema. Nga "Olld Traford" pritet të largohen edhe Nani, Ji-Sung Park dhe portieri Tomas Kusczak.