E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Shqipëria do të përkrahë KFOR-in

Gjatë takimit me Gjeneralin Markus Bentler në Shtabin Qendror të KFOR-it në Film City, ministri Imami u shpreh se "një tregues për situatën e përmirësuar është formimi i suksesshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)". Ministri Imami siguroi se

"Shqipëria do të përkrahe KFOR-in në çdo aspekt". Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler e informoi ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Arben Imami për situatën e përmirësuar të sigurisë në Kosovë dhe rreth sfidave të së ardhmes. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Imami Zhvilloi një takim edhe me homologun kosovar, Fehmi Mujota.

Kreu i ushtrisë shqiptare qëndroi në Kosovë për një vizitë dyditore zyrtare, vizitë e cila është mbyllur gjatë së martës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›