Grabitja e BKT-së, 10 milion lekë për informatorët
“Lidhur më këtë vjedhje, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ofron shpërblimin prej 10 milon lekësh (të vjetra) duke garantuar ruajtjen e anonimatin. Ky informacion mundt të jepet në numrat zyrtarë të policisë 129 (pa pagesë) dhe 069 41 04 111”, thanë burime zyrtare nga policia.
Autorët e kësaj vjedhjeje kanë qenë me maska dhe duke përfituar nga pakujdesia e punonjësit të sigurimit të bankës, i cili në momentin e vjedhjes nuk ka qenë në vendin e planëzuar me shërbim. Ngjarja ndodhi sot në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një filial i BKT-së, ra pre e grabitësve.
“Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, duke marrë shkas nga kjo vjedhje, ka marrë menjëherë një sërë masash organizative në bashkëpunim me Shoqëritë e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike si dhe me Punonjësit e Sigurimit të Brendshëm të Bankave të Nivelit të dytë, me qëllim garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit bankar, thuhet më tej.