Kupe: Nuk është e lehtë të gjesh një Zidan të ri

Lojtarët francezë ndjejnë mungesën e influencës së Zinedin Zidan në Kampionatin Europian. Franca humbi ndeshjen e fundit 4-1 me Holandën dhe i duhet patjetër një fitore me Italinë për të shpresuar për një vend në cerekfinale.
"Na mungon Zizu", - tha Riberi. "Jemi në një situatë të vështirë dhe na pëlqen të flasim rreth ish-lojtareve. Ai do të ndahej një ditë futbolli, por ne e ndejmë mungesën e tij në ekipin francez. Ne duhet të mësojmë të luajmë ndryshe".
Ndeshja e fundit e Zidan ishte finalja e Kupës së Botës 2006 kundër Italisë, ku fantazisti i madh francez u nxor nga loja pasi goditi me kokë italianin Marko Materaci.
Edhe portieri Gregori Kupe mendon se aftësia e Zidan ishte thelbësore për ekipin e Francës. "Ne humbëm një kapiten të madh si Zidan. Nuk është e lehtë të zëvendësosh lojtarin më të mirë në botë".