Riberi premton spektakël: Jam në superformë
Autor i një debutimi sezonal inkurajues me ekipin e tij, mesfushori ofensiv i Bajern Mynihut, Frank Riberi (28 vjeç, 4 ndeshje në Bundesliga këtë sezon) duket shumë i motivuar nga ideja për të luajtur me blutë tani shpejt. Sulmuesi ndërkombëtar francez ka shprehur dëshirën e tij për të rilindur kundër Shqipërisë dhe Rumanisë. “Dua ta rinis me baza të reja dhe të forta për të rimarrë shumë kënaqëi dhe për t’u argëtuar. Jam shumë i freskët, ndjehem shumë mirë dhe kam plot energji. Ndjej kënaqësi në fushën e lojës. Arrij të shpërthej dhe të dribloj, aftësi që më kanë munguar shumë në sezonet e fundit”, ka shpjeguar Riberi, që do të rikthehet me Francën në dy ndeshje të vështira për kualifikimimet
Ndërkohë, duket se Guljem Horo, i preferuar nga trajneri Lorent Blank në dëm të sulmuesit lionez Batefimbi Gomis, duhet të heqë dorë nga këto dy ndeshje elimnatore për shkak dëmtimi. Horo o PSG u dëmtua gjatë një ndeshjeje të Europa League dhe duket se Blank do të jetë i detyruar të thërrasë “nën armë” pikërisht Gomis.
Nisi dje grumbullimi, sot stërvitja e parë
Ka nisur dje pasdite grumbullimi i skuadrës sonë kuqezi në hotel “Dyrrah” të qytetit të Durrësit. Sikundër është deklaruar më parë, ditën e djeshme trajneri Kuzhe ka pritur që të mbërrijnë elementët më të shumtë të listës së tij, ndërkohë, ditën e sotme do të plotësohet edhe skuadra me lojtarët që në fundjavë janë angazhuar në kampionatet respective me klubet e tyre. Sot, trajneri Kuzhe do të zhvillojë dy seanca stërvitore, një para dite, në orën 10:00 dhe një pasdite, rreth orës 15:30. Pikërisht në seancën e dytë Kuzhe shpreson t’i ketë të gatshëm të gjithë kuqezinjtë për të filluar edhe përgatitijet e plota kundër Francës, më 2 shtator dhe Luksemburgut, më 6 shtator.
Plus dhuron 100 bileta falas
Operatori celular PLUS, mbështetësi zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, ofron për të gjithë klientët sportdashës, mundësine për të ndjekur sfidën me Francën, duke ofruar 100 bileta falas. Nëpërmjet këtij promocioni, të gjithë abonentët me parapagesë që kryejnë një rimbushje prej 1000 lekësh gjatë periudhës 29 – 31 Gusht, bëhen automatikisht pjesëmarrës në shorteun nga i cili do të shpallen fitues 100 abonentë PLUS. Shorteu do të hidhet në datën 1 Shtator dhe fituesit do të njoftohen personalisht nga stafi i PLUS, duke marrë kështu edhe të gjithë informacionin e nevojshëm se në cilat dyqane ZONA PLUS duhet të paraqiten për të tërhequr biletën e tyre. PLUS, operatori i vetëm celular shqiptar në treg, është sponsor i përgjithshëm i ekipit kombëtar të futbollit. Mbështetja e Kombëtares shqiptare në sfidat e EURO 2012 përben një angazhim dhe kontribut të natyrshëm për PLUS dhe për këtë PLUS i fton të gjithë të bëhen pjesë.