Quajeni Manchester League Siti e UTD, 13 gola të dy
Skuadra e Mançinit shpartallon në “Ëhite Hart Lane” Totenhamn 1-5, ndërsa Junajtid masakron në shtëpi 8-2 Arsenalin
Mançesteri kundër Mançesterit: Siti ngre zërin dhe Junajtid i përgjigjet tonit. Ndeshjet e djeshme shikonin në aksion kryesueset që u kanë lëshuar një sinjal të fortë rivalëve, duke shkatërruar respektivisht Totenham dhe Arsenalin, dy klube që kanë luajtur në Champions e fundit. Shifra që bëjnë bujë: 1-5 në “Ëhite Hart Lane” dhe 8-2 në “Old Trafford”. Çelsi dhe Liverpuli kanë shanset e tyre, por nëse muzika do të hetë kjo, ky kampionat rrezikon të kthehet në një derbi të gjatë me 38 raunde.
Në Londër protagonisti kryesor është Edin Xeko, që më në fund po ingranohet në aventurën e tij përtej La Manshit: poker i boshnjakut në rezultatin 5-1. Shumë mirë edhe Nasri, autor i dy asistëve: në minutën e 34-ën, francezi kombinon me Silvën dhe i dhuron boshnjakut asistin që hap sfidën dhe në të 41-ën përsërit veten duke i dhuruar dyfishimin të njëjtit autor. Në të 55-ën, Jaja Ture gjen Xekon për shifrat 0-3, që më pas bëhen 0-4 kur Aguero bashkohet në festë dhe ndëshkon Fridelin. Një gol me kokë i Kabulit kërkon të shpëtojë nderin e Spursave, por sërish Xeko realizon golin e pestë në shtesën e ndeshjes.
Pas rënies së Totenhamit, gjysma tjetër e Londrës shkon drejt të njëjtit fat. Arsenali përfundon si të urryerit Spurs dhe ndëshkohet keqazi në “Old Trafford”. E dukshme diferenca mes vlerave në fushë: mungesate shumta të “topçinjve (Sanja, Vermalen, Skuilaçi, Song, Bendtner, Gibs dhe Zhervinjo, sa për të thënë disa emra) e detyrojnë Vengerin për të hedhur një formacion eksperimental. Runi do të shëojë tre gola, Eshli Jang dy, Uellbek, Nani dhe Park Ji Sung nga një gol, ndërsa Robin Van Persi humbi një penallti kur ndeshja ishte 2-0, çka mund të kishte sjellë një tjetër rezultat. Uolkot dhe Van Persi autorët e dy golave për “topçinjtë” në një ndeshje makthi për ta.
Premier Liga – Java III
Rezultatet
Njukastëll – Fulham 2-1
Totenham – Man Siti 1-5
ËBA – Stoke 0-1
Man UTD – Arsenal 8-2
Aston Vila – Ulves 0-0
Uigan – QPR 2-0
Blekbërn – Everton 0-1
Çelsi – Noruiç 3-1
Sunosi – Sandërlend 0-0
Liverpul – Bolton 3-1